17 dhjetor 2014 –  Sokol Olldashi në ditën e lindjes së tij është përkujtuar përmes promovimit të librit të tij me poezi “Unë dhe unë”. Kozeta Mamaqi, nëna e të ndjerit, e ka sjellë të gjallë kujtimin e tij për të gjithë miqtë, dashamirësit e të njohurit nëpërmjet vargjeve të poezive të shkruara me mjeshtëri nga ana e tij.
 Libri “Unë dhe unë” ka një parathënie të shkruar nga shkrimtari i madh Dritëro Agolli i cili e vlerëson poezinë e Olldashit. “Valsi i merimangave” është njëra nga poezitë të cilat e ka veçuar Dritëroi për filozofinë që ajo përcjell. 

Në Teatrin Kombëtar, aktorët e njohur si Tinka Kurti, Roza Anagnosti dhe Sokol Angjeli kanë interpretuar poezitë e librit të Sokol Olldashit dhe kanë fituar duartrokitjet e të pranishmëve. Do të eci i heshtur ndër varre,

 

Do të eci i heshtur ndër varre,

Në mes emrash që të shumtën s’i njoh.

Pak vend bosh do gjej të ngul kryqin,

Në dheun nga shirat bërë llohë.

 

Do të ndez më pas një qiri,

Një cigare me qiririn të ndez,

E paketën në plis do ta fsheh,

Që ta pi pasi të vdes.

                                E do të ik…