· I pari akuzohet për vjedhje dritash, i dyti për plagosje me thikë
DURRËS, 17 dhjetor 2014 – Drejtoria e policisë e qarkut Durrës-Krujë njofton se, më 16 dhjetor 2014, ora 14.10, u ndalua shtetasi në kërkim Petrit Tetaj, 39 vjeç, banues në Durrës. Organet e rendit thonë se prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës, më 16 dhjetor 2014, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike.
Po më 16 dhjetor 2014, filloi procedimi penal në mungesë ndaj Kujtim Petkut 29 vjeç, banues në Arapaj, Rrashbull. Policia thotë se, rreth orës 18.00, në lagjen nr. 13 (Plazh), pas një konflikti të çastit, ka plagosur me thikë në këmbë E. Ll.-në, 57 vjeç, banues ne Durrës. Fatmirësisht i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e autorit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





