DURRËS, 17 dhjetor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se të martën, më 16 dhjetor 2014, seksioni kundër krimit ekonomik e financiar filloi procedimin penal për 53-vjeçarin D. Ç, banues në Durrës.
Blutë thonë se rreth orës 12.00 të së martës, u kap në fabrikën e tullave të Maminasit, me një autobot “Benz”, duke shkarkuar lëndë djegëse, që dyshohet se është naftë bruto e papërpunuar.
/th. m. agjencia lajmeve “Dyrrah”/





