• Agjencia hapësinore amerikane, NASA mund të ketë zbuluar prova që tregojnë se në Mars ka jetë.

17 dhjetor 2014 –  Këto prova janë zbuluar nga sonda hapësinore, Curiosity.

Sipas Mirror, roboti me gjashtë rrota ka identifikuar disa gjurmë misterioze të metanit, që nuk mund të shpjegohen lehtësisht me gjeologji apo me materialet organike të transportuara në planet nga kometat apo asteroidët.

Ndërsa shkencëtarët nuk janë të sigurt se çfarë e ka prodhuar metanin, asta pranojnë se burimin mund të jenë organizma të ngjashëm me bakteret.

Nëse kjo provohet, që ka mikrobe në Mars, ky do jetë një nga zbulimet më të mëdha në histori.