17 dhjetor 2014 –  Është vetëm 11 vjeç, por Alexis Waller, për dashurinë i ka idetë e qarta. Për shembull, është më se e bindur që nëse të dy duhen, nuk ka largësi që e mban. Ndoshta për këtë, në mbrëmjen e 5 dhjetorit, mori 10 mijë dollarë kursime nga të gjyshes dhe i dha më shumë se një mijë një taksie për ta çuar nga Arkansasi në Florida, te një djalosh që e kishte njohur kur ishte me pushime disa vite më parë. Pra, 1.300 kilometra për të parë djaloshin që i pëlqente kur ishte më e vogël dhe me të cilin kishte mbajtur kontakte. Për t’u larguar pa e vënë re njeri, Aleksis, e cila në ato ditë ndodhej në shtëpinë e gjyshes së saj, u detyrua të dalë në zemër të natës dhe të ecë 30 minuta deri në qytezën Little Rock, ku ka ndaluar taksinë e parë dhe i ka kërkuar ta dërgojë në Xheksonvill.

Dhe taksisti nuk ngurroi: kërkoi vetëm disa dollarë paradhënie. Pjesën tjetër, kur të mbërrinin në destinacion. Kur gjyshja e Aleksisit u zgjua në mëngjes, gjeti një letër ku mbesa e njoftonte se ishte larguar, por duke e gënjyer për vendin, pasi i shkruante se kishte ikur në Montana. Momente frike edhe për prindërit e Aleksisit, që njoftuan menjëherë policinë dhe falë tabulateve telefonike të vajzës, arritën të gjejnë shoferin e taksisë që po udhëtonte vajza. Policia përmes telefonit ka arritur ta ndalojë  adoleshenten dhe prej aty kanë marrë vajzën dhe janë kthyer në shtëpi. Për taksistin, asnjë pasojë ligjore, sepse policia ka deklaruar se ka bërë punën e tij. Dhe Aleksis, romantikja e radhës, për momentin duket se ia ka hedhur me ndonjë leksion: “Kemi gjithë jetën para për ta ndëshkuar, – shpjegon i prekur i ati i vajzës, Brent. – Tani për tani duam vetëm ta përqafojmë, sepse ishte mirë dhe gjallë. Mendova se mund të kishte përfunduar te ndonjë maniak. Nëse do të kishte mbërritur në destinacion, gjërat do të kishin shkuar shumë më keq”.