Në fjalën e tij kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa u shpreh se ky është edicioni i gjashtë i dhënis së çmimit “Vangjush Gambeta” dhe i çmimeve më të rëndësishme “Karriera”. Ndërsa për herë të parë jepen “Çmimet Speciale” dhe “Gazetari i Vitit”. Por cilët ishin fituesit e këtij çmimi për vitin 2014?

17 dhjetor 2014 –   Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka organizuar paraditen e sotme ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore “Karriera”, “Gazetari i Vitit” dhe “Cmimet Speciale” 2014 si dhe çmimet e konkursit  “Vangjush Gambeta” për gazetarët e Ekonomisë. Çmimet “Vangjush Gambeta” jepen për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar në shtypin e shkruar dhe median audiovizive në Shqipëri e Kosovë, por edhe në trevat shqiptare në Maqedoni.

Kjo veprimtari është tashmë një traditë  disa vjeçare që shënon edicionin e gjashtë. Veprimtaria  e ndarjes se çmimeve  për vitin 2014 u zhvillua në ambientet e Hotel “Tirana International” me pjesëmarrjen e gazetarëve shqiptarë të të gjitha mediave, personalitete të fushave të ndryshme të jetës, diplomat dhe përfaqësues të organizatave  të shoqërisë civile të vendit.

Në fjalën e tij Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa u shpreh se JTI, është kompania që për të gjashtin vit me radhë mundëson  realizimin e një konkursi stimulus për gazetarët e ekonomisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni duke shpërndarë çmimin “Vangjush Gambeta”, i cili ka qenë dhe mbetet një pesonalitet emblematik i gazetarisë ekonomike shqiptare.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i JTI në rajon zoti Sorin Juganaru vlerësoi faktin që gazetaria ekonomike shqiptare po njeh impakt zhvillimi dhe po kontribuon për një gjeografi të re shkëmbimesh dhe zhvillimesh Brenda tregut rajonal ekonomik.

Kryetari i jurisë së konkursit për çmimet “Vangjush Gambeta”, gazetari Enio Civici paraqiti fituesit e cmimeve per edicionin e gjashte te ketij konkursi:

Ornela Gaçe, mori çmimin e emisionit ekonomik më të mire në televizion. Gazetarja me emisionin  “BardhaZi” e fitoi këtë çmim për temën “Biznesmenët dje, sot dhe nesër” të  realizuar  në këtë emision.

Ndërsa çmimi “Vangjush Gambeta”  për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar, iu dhanë gazetarit Xhovan Shyti.

Me çmimin “Vangjush Gambeta” është vlerësuar edhe zëvendëskryeredaktori i gazetës “KOHA” në Maqedoni, Vedat Memedalija si dhe mes konkuruesve nga Kosova këtë çmim e mori  zëvendëskryeredaktori i “Koha ditore”, Visar Prebreza.
Çmimet për gazetarinë ekonomike në shtypin e shkruar, radion dhe television që mbajnë emrin  “Vangjush Gambeta” nismuan në vitin 2009 dhe qysh atëhere vijojnë të mbështeten financiarisht nga kompania “Japan Tobacco International” (JPI).

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  nderoi për vitin 2014 me “Çmimi  Special”  dy gazetarët e njohur të televizionit  Monika Stafa dhe Roland Qafoku. Ndërsa Marin Mema  i emisionit “Shqipëria tjetër” mori çmimin ” Gazetari i  Vitit” 2014.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm Presidenti Republikës Bujar Nishani i cili i dorëzoi çmimin e “Karriera” gazetarit të “Zërit të Amerikës” Ilir Konomi, ndërkohë që po këtë çmim mori edhe  moderator i famshëm televiziv, Dhimitër Gjoka.

FITUESIT E ÇMIMEVE “VANGJUSH GAMBETA” 2014 

– Vedat MEMADALIJA, zv.kryeredaktor i gazetës “Koha” në Maqedoni është vlerësuar për shkrimin më të mirë analitik në ekonomi.

– Visar PREBREZA, fitues i çmimit “Vangjush Gambeta” për shkrimin më të mirë ekonomik të publikuar në  shtypin e Kosovës.

– Ornela GAÇE, fituese e çmimit  për emisionin më të mirë ekonomik  në television.

– Xhovan SHYTI, fitues i çmimit për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar.

Fituesit e “Gazetari i Vitit” dhe “Çmimi Special”

– Marin Mema fitues i çmimit  “Gazetari i Vitit”.

– Monika STAFA dhe Roland QAFOKU janë vlerësuar me “Çmimi Special” për dokumentarët televizivë.

Fitues të cmimit “Karriera”

– Ilir IKONOMI, gazetar pranë radios “Zeri Amerikës” dhe moderatori televiziv Dhimitër GJOKA,janë vlerësuar me çmimin e karrierës.