DURRËS, 16 dhjetor 2014 –Mbledhja e këshillit bashkiak të qyteti nr. 2 të vendit për nga popullsia dhe rëndësia ka filluar me shumë vonesë, kjo për shkak të mungesave të shumta nga të dy krahët, saqë rrezikonte të dështonte për sigurimin e kuorumit. Mezi u mblodhën 32 këshilltarë nga 45 numri gjithsej.
RENDI I DITËS
Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-30.12.2014.
Ndihmë ekonomike nga të ardhurat e bashkisë e muajit nëntor 2014 dhe pagesa e paaftësisë e muajit dhjetor 2014.
Miratimi i fondit shtesë prej 8 milionë leke për shpenzime për energjinë elektrike për ndriçim publik për vitin 2014.
Shqyrtimi dhe miratimi i listës emërore të nxënësve dhe studentëve që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursës për vitin 2014-2015.
Përcaktimi i tarifës së biletave të transportit qytetas të udhëtarëve me autobus.
Miratimi i ndryshimit të VKB nr. 173 date 23.12.2013 “Pëer miratimin e strukturës organizative dhe rregullores së brendshme të funksionimit të Bashkisë Durrës”.
Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB nr. 169, date 02.12.2013 ”Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit”, i ndryshuar.
Për miratimin e ndihmës financiare më vlere 8 325 284 lekë për familjet e dëmtuara nga djegiet e banesave dhe përmbytjet nga reshjet e shiut dhe dërgimin e dokumentacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme për vazhdimin e procedurave të mëtejshme.
Pika shtesë në rendin e ditës: “Krenaria e Qytetit” (pas vdekjes) për Vangjel Tatin dhe “Qytetar nderi” për Motër Miriam-Franziska-Praprotnik, propozuar nga Shoqata Shqiptare e Kujdesit Paliativ dhe Shoqata “Ryder Albania”.
SHTYRJA
Dhe pse mungonin shumë të djathtë, vota kundër e përfaqësuesve të pranishëm të opozitës, bëri që të mos sigurohej kuorumi i nevojshëm për kalimin e projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB nr. 169, datë 02.12.2013 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durreëit”, i ndryshuar”.
SPONTI
Një fakt tjetër kureshtar ishte futja në rendin e ditës, në minutat e fundit, e dy-tre projektvendimeve, dukuri që po bëhet “normë” në mbledhjet e organit legjislativ vendor. Me spont, që askush nuk e kuptoi, këshilltari me përvojë demokrat Seid Kërtusha vuri në dukje nivelin e ulët gjuhësor dhe juridik të projektvendimit dhe relacionit “Për përcaktimin e tarifës së biletave të transportit qytetas të udhëtarëve me autobus”.
“GËRRICJET”
Opozita, kryesisht këshilltari Armand Teliti, u mundua të bëjë debat me kryebashkiakun Vangjush Dako rreth tre projektvendimeve: “Për miratimin e fondit shtesë prej 8 milionë leke për shpenzime për energjinë elektrike për ndriçim publik për vitin 2014” dhe “Për miratimin e ndryshimit të VKB nr. 173, dt. 23.12.2013 “Për miratimin e strukturës organizative dhe rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të Bashkisë Durrës” (shtesë në organikë me 7 specialistë në drejtorinë e taksave dhe tarifave vendore). Pas shkëmbimit të disa batutave të tendosura, sidomos nga ana e Telitit, u mbyll mbledhja, ku u miratuan pikat e rendit të ditës, me përjashtim të një projektvendimi, që u shty për vitin 2015.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





