DURRËS, 16 dhjetor 2014 –  Këta dy dhjetëvjeçarë tranzicioni është kthyer në “normalitet” që kujtdo, të cilit i teket të hapë kanale në rrugë, trotuare apo të prishë lulishte, të mos ndëshkohet. Prandaj tingëllon si befasi, gati-gati, në kufijtë e së pabesueshmes, që në Durrës ndiqet penalisht dikush që… ka hequr a thyer pllaka trotuari! Ndoshta, shenjë për vendosje shteti modern?

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bën të ditur një fakt disi të bujshëm dhe fare të padëgjuar: të hënën, më 15 dhjetor 2014, filloi procedimi penal për P. T.-në, 39 vjeç, banues në Durrës, pasi rreth orës 9.30 paradite të së hënës, në lagjen nr. 5, ka dëmtuar 4 metra katror trotuar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/