DURRËS, 16 dhjetor 2014 – Jo rrallë në zonat rurale plasin konflikte për pronësinë mbi tokën, madje, shumë banorë përdorin forcën ndaj njerëzve me moshë të madhe dhe që nuk kanë mbështetje.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se, të hënën, më 15 dhjetor 2014, filloi procedimi penal për B. S.-në, 43 vjeç, banues në Xhafzotaj. Në këtë fshat, mesoburri i ka pushtuar forcërisht tokën një plaku, H. ZH, 72 vjeç.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





