16 dhjetor 2014 – Ndonëse i shkëputur nga Shqipëria, hapat e Fatos Nanos ndiqen me interes nga shumë mbështetës të tij. Ish-kryeministri Nano ka nisur një fushatë reagimesh në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, mesa duket për t’i paraprirë një lëvizjeje politike.
“Ne vazhdojmë t’i shpallim luftë njerëzve të këqij në vend se t’i shpallim luftë asaj që i bën njerëzit të këqinj”, shkruan Nano.
Më tej, lideri historik i PS thekson se shqiptarët janë të lodhur nga premtimet boshe.
“Shqiptarët janë lodhur nga fjalët dhe premtimet boshe! Reforma duhet të jetë popullore dhe jo elektorale në interes të partive.
Miqtë e mi të dashur, ju ftoj të bëheni pjesë e faqes së mëposhtme duke sugjeruar dhe miqtë tuaj.
Aty mund të shprehni mendimet tuaja për tema të ndryshme të shoqërisë shqiptare”, deklaron Nano.
Sipas Fatos Nanos, politika shqiptare është kthyer në një han pa porta, duke shprehur mospajtimin e tij me zhvillimet politike pas rotacionit politik.
“’Politika shqiptare’ është kthyer në një ”han pa porta””, ka deklaruar Nano.
Edhe pse pozitat e kryeministrit Edi Rama janë më të forta se kurrë, ndoshta shfaqja e Fatos Nanos, shqetëson jo pak lidershipin aktual socialist, pasi shumë socialistë të pakënaqur, shpresojnë ende tek kryetari i parë.
Fatos Nano po i rikthehet politikës?!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup
VIDEO/ Momentet kur policia australiane neutralizon dy autorët mbi urë
Prej 3 vitesh nuk jepte kontributin për rritjen e fëmijëve, procedohet 44-vjeçari në Durrës
Imazhi spektakolar, Toka e fotografuar nga hapësira para dhe pas 53 vitesh! 10 mijë satelitë që orbitojnë dhe një rrezik





