15 dhjetor 2014 – Në Abacinë e Kjaravales (Chiaravalle) shpërtheu skandali seksual i rradhës i prelatëve katolikë. Në këtë abaci, murgjërit kryenin marrëdhënie homoseksuale me të pastrehë, barbonë apo meshkuj në nevojë, që vinin në abaci për të kërkuar strehë dhe ushqim të ngrohtë. Kjo abaci, një ndërtesë e shek. XII e ndërtuar nga Shën Bernardi ishte kthyer në një vend orgjish seksuale. Prokuroria italiane deri tani po heton së paku dy murgj për të tilla marrëdhënie. Dëshmitë e të dëmtuarve nga uria seksuale e murgjve përfshinë një periudhë që nga shtatori i vitit 2013 e deri në nëntor 2014.
Të paktën tre italianë, që i janë drejtuar abacisë për ndihma ushqimore apo për t’u strehuar kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale të murgjve. Rasti më i rëndë është i një emigranit shqiptar, 44 vjeç, i besimit katolik, i cili ka leje qëndrimi të rregullt në Itali për motive fetare. Emigranti i ka dorëzuar prokurorisë video amatore, ku janë filmuar murgjër të abacisë, që kryejnë me të marrëdhënie seksuale orale apo që i përkëdhelin atij organet gjenitale.
Përvec shqiptarit, prokuroria ka administruar edhe dëshmitë e një italiani 40 vjeçar dhe një rumuni 18 vjeçar. Nga hetimet e deri tanishme nuk bëhet fjalë për përdhunime, por për shkelje flagrante të kanoneve të kishës katolike. Abacia nga një vend i shenjtë fetar ishte shndërruar në një vend, ku herë pas here kryheshin marrëdhënie seksuale orale apo edhe pederastie. Prokuroria italiane në bashkëpunim me eprorët e murgjëve po vazhdon hetimet.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





