15 dhjetor 2014 –  Të gjithë personave që e kanë ofenduar në rrjetin social Facebook sa i takon linjave të saj, Bleona Qereti reagon duke postuar një foto tejet të nxehtë. Por kjo gjë nuk i ka shpëtuar syrit kritik të ndjekësve, duke reaguar me një bum komentesh sërish fyese. 

Bleona ka postuar foto në rrjetet sociale si një kundërpërgjigje për atë që u komentua në “American Music Awards”. Me një foto bardh e zi, Bleona ka ekspozuar fundshpinën ku format janë ndryshe nga ato që u ekspozuan në mbrëmjen VIP në SHBA.

Ndjekësit kanë shkruar se fotoja e tregon më ndryshe dhe se nuk është e nevojshme që të ndërhyjë me photoshop, pasi e panë se çfarë formash kishte me zhveshjen e saj. Veshja e saj u komentua shumë gjatë, aq sa edhe familja u kthye në fokus.