15 dhjetor 2014 – Policia e qytezës së Kaza Milacos (Casa Milazzo) në Sicili arrestoi një Italian 70 vjeçar dhe adoleshentin shqiptar Vaid Shabaj vetëm 20 vjeç. Ata u arrestuan, sepse në bodrumin e banesës, ku banonte Vaidi dhe plakushi italian, në një vend të fshehtë brenda dollapit të rrobave ju kapën më shumë se dy kile marijuanë.
Gjatë kontrollit u sekuestruan edhe 16 000 euro të dyshuara si fryt i shitjes së drogës. Një pjesë e eurove iu kap Vaidit në trup dhe një pjesë tjetër u gjetën gjatë kontrollit të banesës. Pas arrestimit, Vaidi u dërgua në dhomat e paraburgimit të Milcaos në pritje të përballjes me drejtësinë.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





