15 dhjetor 2014 –  Mbasditen e së dielës 14 dhjetor 2014, treni i mallrave aksidentoi me vdekje të riun shqiptar  Zekë Voic, 27 vjeç. Aksidenti ndodhi në stacionin e trenit të Castelsangiovani-t në Provincën e Piacencës.

 I riu shqiptar po kalonte binarët e trasesë së  hekurudhës dhe nuk e dëgjoi sirenën paralajmëruese të trenit, sepse me kufje celulari në veshë po dëgjonte muzikë.  Ky aksident i rëndë bllokoi qarkullimin në këtë linjë hekurudhore për 3 orë. Pas hetimeve të karabinierisë rezultoi se ishte një rast fatkeq dhe mashinistët e trenit nuk kishin pasur asnjë mundësi për ta evituar aksidentin vdekjeprurës.

/gj.th. agjencia  elajmeve “Dyrrah”/