DURRËS, 15 dhjetor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se, të dielën, më 14 dhjetor 2014, ora 23.00, u arrestua në flagrancë Banush Tola, 53 vjeç, banues në Durrës. Forcat e rendit thonë se, po atë ditë, rreth orës 17.40, në boshtin rrugor Plepa-Ndroq, në afërsi hotelit “Lubjana”, duke drejtuar një “Ford Fiesta,” nën efektin e alkoolit, 53-vjeçari është përplasur me një “Benz”.

Drejtuesi i makinës gjermane, me drejtues F. B., 34 vjeç, banues në Peqin, dhe pasagjeri i tij A. M., 40 vjeç, u plagosën, por ndodhen në spitalin publik të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/