15 dhjetor 2014 –  Federata Greke e Peshëngritjes reagoi pas akuzave nga pala Shqiptare për një komplot të mundshëm kundër peshëngritësve shqiptarë që rezultuan pozitiv me Doping. Kampioni i Botës në Kazakistan, Daniel Godelli, Kampioni i Europës Hysen Pulaku dhe Kampionia e Botës, Romela Begaj rezultuan të gjithë pozitiv me Doping në testin A dhe për këtë trajneri Luan Shabani u vendos në qendër të kritikave.

Gjithsesi reagimi nga vendi fqinj nuk mungoi me zëdhënësin e Federatës Grekë të Peshëngritjes, Tasho Papakristo, i cili deklaroi se pala shqiptare po akuzon, por nëse ka dokumenta që implikojnë trajnerin e Kombëtares Greke, Luan Shabani, le t'i bëjnë publike.