13 dhjetor 2014 – Gjuha më e gjatë në botë është një prej rekordeve Guinnes më të çuditshme të 2015 – ës.

Këtë rekord e mban 24 – vjeçari Nick Stoeberl nga Kalifornia, gjuha e të cilit është 10.1 cm e gjatë. Stoeberl me profesion komedian mund të prekë jo vetëm hundën, por edhe qerpikët e tij me gjuhë. Rekordi i mëparëshëm i gjuhës më të gjatë në botë mbahej nga britaniku Stephen Taylor (9.8 cm), titull të cilin e mbante që prej 2002. Këtë javë Rekordet Botërore Guinness shënojnë 60 vjet.

Volumi i parë i këtyre çmimeve u realizua në Brianinë e Madhe nga binjakët Norris dhe Ross McWhirter në vitin 1954. Libri, i cili që prej asaj kohe del një herë në vit në shitje, është kthyer në vetvete në një rekord, pasi është një ndër më të shiturit e të gjitha kohërave.