9 dhjetor 2014 –  Edmir Plori, 35 vjeç, prej vitesh emigrant në Angli me dokumente të rregullta, ndërroi jetë nga infarkti miokardit në derën e një bari në Springfilds, këtë të shtunë 6 dhjetor 2014. 

Edmiri ishte personazh i shquar i jetës së natës në klubet e qytetit të Mancesterit. Ai njihej me epitetin “Ed Shqiptari”. Një lumë ngushëllimesh dhe deklaratash publike ka shoqëruar vdekjen e Ed Shqiptarit, i cili ka familjen me dy fëmijë në Shqipëri. 

Ndër personat, që ka bërë ngushëllimet më të ndjera është Sara Beverley Jones ish “Miss Mançester”. Miqtë e të ndjerit kanë hapur një fushatë për të mbledhur fonde që të mbulojnë shpenzimet për sjelljen e trupit të Edmirit në Shqipëri.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah"/