DURRËS, 4 dhjetor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë thotë se në orën 8:20, në lagjen nr. 3, bulevardi “Dyrrah”, në afërsi të Prefekturës së Durrësit, 22-vjeçari Lajden Kadilli, me banim në lagjen nr. 1 të Durrësit, ka goditur me në “Benz” motoçikletën e policisë rrugore dhe punonjësin e saj Ndriçim Çopa, 49 vjeç, me banim në lagjen nr. 10. Kështu u lëndua uniforma blu në detyrë dhe dëmtua motoçikleta.

Rrugori u çua më shpejtësi në spitalin rajonal të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë filloi çështje penale në mungesë dhe u shpall kërkimi për Lajden Kadillin, i cili, një vit më parë, në korrik të vitit 2013, ka aksidentuar një tjetër oficer të policisë rrugore, në postbllokun e Urës së Dajlanit në Durrës. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/