DURRËS, 4 dhjetor 2014 – Blutë e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët u kapën në flagrancë me 70 doza heroinë.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njoftoi se, në kuadrin e operacionit të koduar “Rikthimi”, u prangosën Eno Haxhiu, 26 vjeç dhe Klodian Gjinika, 38 vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm penalë.
I pari është dënuar për tentativë vrasjeje dhe i dyti për trafik droge. Sipas forcave të rendit, të ndalurave iu sekuestruan 25 gramë heroinë, të cilën e kishin paketuar në 70 doza.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





