4 dhjetor 2014 – Karabinierët e qytezës San Martino in Rio në Rajonin e Rexhio-Emilias arrestuan tre shqiptarë përgjegjës për një seri vjedhjesh në zonë. Andi Zogu, 26 vjeç lindur në fshatin Larushk të Qarkut të Durrësit dhe banues në San Martino in Rio me dokumenta të rregullta u arrestua si hajdut, dhe strehues i dy hajdutëve të tjerë. Karabinierët arrestuan Fatjon Zogun, 28 vjeç po nga fshati Larushk dhe kushëri i Andit si edhe Andi Çobën, 27 vjeç po nga Durrësi, të cilët kishin hyrë në Itali si turistë për maksimumi 90 ditë qëndrimi.
Në vend të turizmit, ata kishin filluar të vidhnin banesat e zonës. Karabinierët u kapën 2 500 euro kesh, arturina, si edhe 5 orë dore të markave të shtrenjta.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





