4 dhjetor 2014 – Këshilli Botëror i FIA-s në Doha ka vendosur që sezoni i ardhshëm do të jetë më i gjati në historinë e Formula 1, me plot 21 gara. Sipas këtij kalendari, sezoni do të fillojë më 15 mars 2015 në Australi dhe do të përfundojë në 29 nëntor në Abu Dabi. Çmimet e Mëdha të reja do të jenë ai i Meksikës dhe i Koresë së Jugut. Gjithashtu, gara e fundit e Botërorit nuk do të japë dyfishin e pikëve si në këtë sezon. Ja kalendari i plotë:
5 mars – Australi
29 mars – Malajzi
12 prill – Kinë
19 prill – Bahrain
3 maj – Kore e Jugut
10 maj – Spanjë
24 maj – Monako
7 qershor – Kanada
21 qershor – Austri
05 korrik – Britani e Madhe
19 korrik – Gjermani
26 korrik – Hungari
23 gusht – Belgjikë
6 shtator – Itali
20 shtator – Singapor
27 shtator – Japoni
11 tetor – Rusi
25 tetor – SHBA
1 nëntor – Meksikë
15 nëntor – Brazil
29 nëntor – Abu Dhabi





