4 dhjetor 2014 – Episod shumë interesant gjatë ndeshjes së djeshme të Premier League, Sunderland-Manchester City. Një tifoz, i maskuar si personazhi i famshëm i kartonave Spiderman, mundi të futej në fushën e lojës dhe të ndalte ndeshjen për pak çaste. Tifozi nuk u tregua i dhunshëm me futbollistët dhe pas disa çastesh në tapetin e stadiumit u nxorr jashtë nga forcat e sigurisë.
Takimi u fitua nga Manchester City në shifrat 1-4.





