4 dhjetor 2014 –  Zot mos i fal, se e dinë çfarë bëjnë ! Këtë mesazh përcjell në rrjetin social Facebook, ish-kryeparlamentarja Topalli. E indinjiuar dhe e prekur nga ngjarjet e fundit, ajo reagon përmes disa fotove dhe një statusi që i kundërvihet hapur kryeminstrit duke e barazuar me qeverisjen e tij, me regjimin e diktatorit Hoxha.

“Në çdo vend të botës, nëse do ndodhte që një fëmijë 5 vjeçar (me kukullën e saj "Hello Kitty" që shtrëngonte në krah) të përfundonte në qeli bashke me nenen e saj te papune, se nuk ka me se te paguaje energjinë apo një jetime 17 vjeçare që e vetme kujdeset per 3 motrat e vëllezerit e saj më të vegjël ( pa nënë e baba) t'i viheshin hekurat se nuk paguan energjine, kur shteti i ka braktisur ne dhimbjen e tmerrshme të mjerimit dhe vetmisë,…… në çdo qytet do të shpërthenin protestat. ….
Enveri i çonte edhe në këtë moshë në internim kur vendoste se je armik i popullit!
Edëini i çon në BURG kur je i varfër dhe jetim.
Ky regjim ka vetëm një emër – regjim policor çnjerëzor! 
Kjo bandë duhet përmbysur! Kjo bandë duhet pëmbysur !”, përfundon Topalli.