DURRËS, 15 nëntor 2014 – Në Tiranë po zhvillohet Panairit i 17- të i librit. Jeronim De Rada ishte çmimi që do t’i akordohej fituesit të radhës. De Rada, një shqiptar i madh që edhe pse s’ ka vënë kurrë këmbë në Shqipëri, ishte një nga vizionarët më të mëdhenj të letërsisë për Shqipërinë. Ky çmim iu akordua shkrimtarit të mirënjohur të letrave shqipe Ismail Kadare nga ambasadori italian në vendin tonë, Massimo Gaiani.
Në fjalën e tij, në momentin e dorëzimit të çmimit, ambasadori italian ka shprehur vlerësimin për shkrimtarin Kadare. Ai theksoi se “sot po bashkohen dy shkrimtarë shqiptarë të cilët kanë dhënë kontribut të paçmueshëm për vendin e tyre”.
Në momentin e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm drejtuesi i “Shoqatës së Botuesve Shqiptarë” Petrit Ymeri, botues, shkrimtarë dhe intelektualë të tjerë.
/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





