14 Nëntor 2014 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar kuqezinjtë për rezultatin e arritur në miqësoren ndaj Francës.

Pas barazimit në ndeshjen Francë – Shqipëri (1:1), kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar kuqezinjtë. Ai ka thurur lavde për kuqezinjtë në rrjetin social Facebook.