DURRËS, 14 nëntor 2014 – Rrinte i fshehur prej mbi 3 vjet i dënuari në mungesë nga togat e zeza të kryeqytetit, por kapet në fshatin e vetë në Krujë.
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 13 qershor 2014, rreth orës 6,00 pa u gdhirë, u prangos 27-vjeçari Islam Kuqi, banues në fshatin Shqezë të komunës së Çudhisë.
Njeriun që fshihej prej mbi 3 vjetësh në “Lazaratin” e Krujës, blutë bregdetare ia dorëzuan kolegëve të kryeqytetit.
27-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë e ka dënuar, më 8 qershor 2011, me 5 vjet e 4 muaj burgim për kultivim bimësh narkotike.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





