DURRËS, 13 nëntor 2014 – Kampione e Botës, Romela Begaj i sjell Shqipërisë një tjetër medalje të artë pas atyre të Daniel Godellit, në Botërorin që po zhvillohet në Almaty të Kazakistanit, në kategorinë 63 kilogram. Vajza tiranase ngriti plot 113 kilogram në stilin e shtytjes për të fituar medaljen e artë në këtë stil duke shënuar suksesin më të madh në historinë femërore të peshëngritjes shqiptare me titullin e parë kuqezi në këtë kategori. Kampione e botës por dhe kampione e zemrave, Begaj dhuroi një garë emocionesh të jashtëzakonshme duke tentuare deri në fund edhe zonën e medaljeve në dygarësh, pasi me kurjaon e saj e çoi shtangën në kufijtë e të pamundurës duke ngritur plot 132 kilogram në shtytje ne tentativen e saj te trete ne nje tentative per te mbetur ne histori per emocionet e fortas qe dhuroi. Duke qene se shtytja nuk eshte terreni i saj i preferuar Begaj u rendit e 9 –ta në këtë stil dhe e 7-ta në dygarësh me 245 kilogram, duke kurorëzuar gjithsesi arritjen më të madhe në peshëngritjen shqiptare të femrave me një paraqitje të mrekullueshme.
Romela Begaj, kampione Bote në “Kazakistan 2014”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni avokado çdo ditë për 1 muaj? Ja ndryshimet që nuk i prisni
Irani lëshon 4 raketa drejt territorit, tre prej tyre janë shkatërruar
“Po cenohet dinjiteti”/ Familjarët e Mimoza Ahmetit kërkojnë ndërhyrje urgjente për fyerjet ndaj saj në Ferma Vip
“Jemi prekur të gjithë”, Kuvendi mban një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit





