DURRËS, 7 nëntor 2014–  Teuta pret këtë fundjav Elbasanin në "Niko Dovana", ku kërkohet patjetër autokritikë nga durrsakët, të cilët kërkojnë ritmin e duhur. Pavarësisht humbjes minimale në "Loni Papuçiu", "djemtë e detit" janë të sigurtë se do të jenë atë që pas 90 minutave të aktit të dytë do të jenë atë të kualifikuar për në raundin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Megjithatë, kupa për momentin ka ngeluar në plan të dytë, pasi vëmëndja e skuadrës së Teutës është përqëndruar totalisht tek sfida e radhës me Elbasanin, kundrejt të cilit rregjistroi fitoren e parë gjatë këtij sezoni. Krahas formës jo shumë të mirë që po tregojnë verdhezinjtë përgjatë këtij sezoni, durrsakët e vlerësojnë maksimalisht kundërshtarin dhe paralajmërojnë përqëndrim maksimal në duelin mes tyre. Duke marë parasysh ecurin e Elbasanit, për teknikun Lika nuk do të jetë problem mungesa e Pepës dhe Nikës, të cilët nuk do të jenë të gatshëm për të ndihmuar skuadrën, pasi së parë vuajnë dënimin e kartionit të kuq të marë në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë në "Loro Boriçi" dhe së dyti janë të pezulluar për një kohë ende të papërcakutuar nga bordi drejtues i skuadrës durrsake. Lajm i i mirë për teutën dhe teknikun Lika, është rikuperimi i Shabanit, i cili gjatë seancës stërvitore të paradites së djeshme u ushtrua së bashku me grupin. Me shumë gjasa mesfushori kosovar do të jetë në fushë të shtunën përballë Elbasanit, të cilin thuajse e shkatërroi i vetëm në sfidën e fazës së parë e luajtur në stadiumin e peqinit, për shkak se "Elbasan Arena" ishte në rikonstruksion e sipër. Gjithashtu edhe Peposhi duket se e ka lënë pas demtimin dhe së bashku me qëndrëmbrojtësin E. Hoxha do të rikthehen në fushë ndaj verdhezinjëve. Tre pikëshi për Teutën do të jetë detyrim të shtunën në "Niko Dovana" përballë Elbasanit.