DURRËS, 17 tetor 2014–  Shega ka qenë simbol i trashëgimisë dhe i jetëgjatësisë për popujt autoktonë. Lulet e shegës, gjithashtu asociohen me dashurinë, ndërsa kokrrat e saj me bollëkun.

Kjo ditë është përkujtuar si çdo vit në Katërkollë/Vladimir (Komuna Ulqin), si pjesë e aktivitetit “Dolcinium International Festival” (16 -19 tetor), e cila konsiderohet si një zonë potenciale për rritjen e frutit që numëron dhjetëra veti kurative. Shega është ndër frutat e rralla mbi tokë për vlerat që ka për shëndetin. Për më tepër, vjeshta është stina e duhur për konsumimin e shegëve.Shega konsiderohet fruit me vetitë më të fuqishme anti-oksiduese, ndaj nuk duhet të mungojë në tryezat tona. Mjafton një gjysmë gote lëng i shtrydhur çdo ditë, për të përfituar vlerat “magjibërëse” të saj.

/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/