DURRËS, 9 tetor 2014 –  Misioni arkeologjik shqiptaro-italian rifilloi, më 7 tetor 2014, punimet në amfiteatër.

Sipas drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare Durrës, këto punime do të plotësojnë dokumentacionin përfundimtar, që do të përdoret për botimin e plotë të punës kërkimore disavjeçare në amfiteatër .

Arkeologia Elvana Metalla shprehet se ekspedita do të paraqesë rezultatet e gërmimeve që nga viti 2005.

Kurse prof. Marko Moderato i Universitetit të Kietos në Itali thotë se amfiteatri i Durrësit ka vlera unikale dhe konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në llojin e tij në botë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/