8 tetor 2014 – Nga koha kur Spartak Ngjela krijoi Partinë kristian-islamike në vitin 1991 së bashku me Edi Ramën që atëhere ishte pedagog i akademisë së lartë të arteve është ruajtur dhe kjo fotografi që sot po qarkullon kudo në rrjete sociale. Pasi të dy ishin zhgënjyer nga PD e sapolindur në atë kohë, sepse sipas tyre këtë parti e morën në dorë komunistët, ky dokument që mban në dorë Ngjela duhet të jetë statuti i partisë KIS.

Nga kjo kohë aventurash Ngjela dhe Rama kanë shumë anekdoda të përbashkëta, si ajo përshembull kur shkonin për të vënë në gjumë kryegjyshin e bektashijve baba Reshat Bardhin.
Pas kësaj kohe ata janë shpallur herë kundërshtarë të ashpër e herë aleatë politikë, por në thelb kanë rruajtur një miqësi që nuk i largon përfundimisht.