- Jeta pas vdekjes intrigon dhe shkencëtarët
DURRËS, 8 tetor 2014– Që në fëmijëri lind pyetja: "Çfarë na pret pas vdekjes?". Fatkeqësisht dhe të rriturit tek të cilët mbështetemi, nuk mund të qartësojnë të gjitha pasiguritë tona.
Feja, shkenca madje edhe filmat janë përpjekur të teorizojnë skenarët e mundshëm të asaj që ndodh me ndërgjegjen tonë (shpirtin për besimtarët), kur zemra ndalon rrahjen. Në ndihmesë na vjen një studim nga Universiteti i Southampton-it, i cili është përpjekur të hetojë se ç’ndodh në minutat e para, menjëherë pas vdekjes.
Që në vitin 2008, shkencëtarët e universitetit të sipërpërmendur kanë studiuar pacientë që kanw pwrsuar njw atak kardiak nw 15 spitale tw ndryshme në Shtetet e Bashkuara, nw Britaninë e Madhe dhe Austri. Nga 330 të mbijetuar, 140 prej tyre e kanë përjetuar rikthimin në jetë në mënyrë të vetëdijshme. Pra, në momentin që zemra e tyre ndaloi së rrahuri, 40% e pacientëve kanë përshkruar se kanë përjetuar një lloj perceptimi të vetëdijes post mortem.
Një në pesë persona ka një ndjenjë paqeje të pazakontë, ndërsa shumë të tjerëve u duket, sikur koha kalon shumë ngadalë. Ka nga ata që kujtojnë një dritë të ndritshme, një flash të ndritshëm ose një diell të madh të artë. Ndërsa në lidhje me ndjenjat, dikush kujton se ka provuar dhe sensacion frike. Shumë njerëz mendojnë se këto kanë qenë halucinacione ose iluzione, por “faktet e përshkruara duket se korrespondojnë me ngjarje të ndodhura vërtet”. Këto përvoja kanë nevojë për hetime të mëtejshme.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





