DURRËS, 8 tetor 2014 – Buja që bëri kapja, më 7 tetor 2014, e një serbeje në portin italian të Barit me 21 kg heroinë që u kalua nëpërmjet portit të Durrësit me tragetin “Claudia”, detyroi blutë e Durrësit t’i vinin gishtin kokës dhe të kapnin 1,5 kg në mesditën e 8 tetorit 2014.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së shtetit të qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se në mesditën e së mërkurës, 8 tetori 2014, është kryer një operacion të koduar “Shënjestra”, që u finalizua pas një muaji hetimesh dhe ndjekjesh, në banesën e një laçiani me banim në Durrës.
Antidroga bregdetare i ka kapur 37-vjeçarit Marian Përlika tri pako me nga 500 gramë secila, pra 1,5 kilogram me lëndë narkotike të llojit heroinë, me vlerë tregu 350 mijë euro.
Droga ishte mbështjellë me letër nga të makinave të shkrimit, duke mos i diktuar nga skaneri në pikën e kontrollit kufitar (në foto).
Mendohet se droga e destinuar për tregun e brendshëm në Shqipëri ka mbërritur në rrugë ajrore nga Turqia, nisur nga paketimi i saj.
Po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë rrjet droge.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





