·        Humbja e kontrollit mbi  Benz-in për pak sa nuk i merr jetën edhe pasagjerit Kadri Meta nga fshati Sallmone

DURRËS, 8 shtator 2014 –  Dy aksidente që fatmirësisht kanë shkaktuar viktima: kanë ndodhur të martën, më 7 tetor 2014.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se të martën më 7 tetor 2014 janë regjistruar dy procedime penale në gjendje të lirë.

Banori i lagjes 16 S. T., rreth orës 11.00, paradite, në Bisht Pallë, është vetëplagosur në krah pwr shkak tw një shkrepjeje të pavullnetshme të kallashit, qw mbante me vete.

Kjo i ndodhi kur po peshkonte me rrjetë.

Aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën. U sekuestrua automatiku.

Banori i Shkozetit, E. M., rreth orës 20.55, në fshat Sukth të komunës së Katundit të Ri, duke drejtuar një  Benz, ka humbur kontrollin e tij dhe u përplas me kolonën e derës së avllisë të shtëpisë së shtetasit H. GJ.

Nga ky aksident u dëmtuan lehtë drejtuesi i mjetit dhe udhëtari në veturë, Kadri Meta nga fshati Sallmone, komuna e Xhafzotajt. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/