·        4 raste në një ditë, hajdutët ende të pazbuluar

DURRËS, 8 tetor 2014 – Vjedhje të larmishme: motorë betonierësh; një market ku merren vetëm cigare; banesa.

Drejtoria e Policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton natën e 7 tetorit 2014 janë bërë 4 vjedhje me autorë, të cilët nuk janë zbuluar ende.

Një vjedhje disi e rrallë ka ndodhur, teksa në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit i është vënë syri një… pike grumbullimi skrapi, në pronësi të Ledjan Dautit, me banim në ish-Kënetë! I kanë “xhapur” dy motorë betonierësh, dy motorë frigoriferësh, një kuti me vegla pune, si çelësa, kaçavida, si dhe kasetofonin e mjetit.

Vladimir Zdravës, me banim në lagjen nr. 7 Durrës, i kanë hapur me çelës qepenin e lokalit me emrin “Market”, që ka në lagjen Nr. 4. Por, me sa duket, hajduti paska qenë duhanxhi, pasi janë marrë vetëm cigare me vlere 30 mijë lekë.

Kurse Mond Marikës në lagjen nr. 14 i është thyer gjatë natës banesa, ku i kanë marrë një televizor, një lavatriçe, në frigorifer.

Në fshatin Zezë Krujë është vjedhur banesa e Rrahman Rrajës, ku kanë marrë në kasafortë tri orë dore me vlerë 100 000 lekë, si dhe një sasi prej 1,2 milionë lekësh. Të paktën, si provë materiale u gjetën dy gjurmë gishtash.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/