8 tetor 2014 –Futbollisti Kosovar Liridon Leci është përfshirë në një skandal përgjigjimesh në Suedi, madje ish-lojtari i Elbasanit, Flamurtarit, Besës, Vllaznisë dhe Kastriotit në kategorinë superiore është filmuar nga gazetari suedez Uppdrag Granskning në momentin kur e pranon se ka trukuar dhe mund të trukojë ndeshje në Suedi, ku mban ende lidhje me persona që fiksojnë ndeshjet. Rreth një vit më parë, Leci u pezullua nga klubi I tij Landskruna Bois, pasi kishte dyshime të forta që ai kishte trukuar takimin me Falkenberg, që fitoi në transfertë me rezultatin e thellë 0-4. Gjatë takimit në kryeqytetin kosovar me gazetarin që iu prezantua si një biznesmen i interesuar për të fiksuar takimet në kampionatin suedez, 29 – vjecari që aktualisht është pjesë e Prishtinës, tregon sesa e vështirë është tani për të trukuar takmet. Megjithatë ai e pranon se mund të sigurojë informacione për ndeshje të trukurara. Gjatë takimit me gazetarin Uppdrag Granskning, Leci shpreh gatishmëri bashkëpunimi dhe tregon për bashkëpunëtorët e tij në ekipet suedeze. “Janë me ekipe të mëdha. Një në Superetta, dy në Allsvenska. Kam bërë punë me ata. Biles njëri sivjet ka bërë punë, si na ka thënë ashtu dhe ka dalë”. Ai sjell edhe një shembull konkret. “Allsvenska, vllai, jo Superettan. Imagjino për 20 minuta u bë 2-0, muhabeti ishte 3-0, në minutën e 20 doli 2-0”.
Gjatë bisedës se filmuar me kamera të fshehtë Leci flet edhe për njërin nga bashkëpunëtorët e tij në ekipet suedez me të cilin fikson ndeshjet.
“Ai që kam unë është turk, por i lindur dhe i rritur në Suedi. Me dobiç nuk ka. Në makinë e mban pistoletën dhe është lojtar me emër”.
Pas kameras së fshehtë gazetari i Uppdrag Granskning i telefonoi Liridon Lecit duke i treguar për regjistrimin dhe se ai ishte gazetar, por ai mohoi gjtihcka, duke këmbëngulur se ishte tallur me atë. “Jo, nuk qëndron. Mua më pyesin shumë veta dhe prandaj fola edhe me ty. Ti e di mirë që unë po tallesha atë ditë. Po, 100 % e dija qe ke kamera. Unë desha me e taku se e dija që je spiun i futur. Unë kam harruar së cilin ekip dhe lojtarë kam përmendur. Ju betohem me jetën time dhe të fëmijës tim, që unë nuk e mbaj mend se për cilat skuadra kam folur. Unë nuk jam kriminel.
Unë kurrë nuk kam berë dicka në Landskruna dhe kurrë nuk i kam berë ato për të cilat përflitem”, reagoi Leci pasi e kuptoi se ishte filmuar.





