8 tetor 2014– Pas dy ceremonive në Itali, do ketë edhe një ceremoni të tretë në Angli për çiftin e sapomartuar, George Clooney dhe Amal Alamuddin.
Clooney dhe Amal do të ribetohen për dashuri të përjetshme më 26 Tetor në Angli, sërish në një ambjent luksoz, pikërisht në Danesfield House Hotel.
Një burim për revistën “Grazia” ka zbuluar se dasma do të përsëritet për miqtë dhe kolegët e Amal të cilët nuk mundën të ishin të pranishëm më 27 shtator në Venecia.
Ndoshta në këtë ceremoni mund të jenë të pranishëm edhe çifti i famshëm, Brad Pitt e Angelina Jolie, të cilët gjithashtu munguan në Itali.
Duke pritur “raundin e tretë” të festimeve, George dhe Amal janë duke shijuar muajin e mjalit, por jo në ndonjë vend ekzotik, por në vilën e tyre në Angli.





