ATHINË, 8 tetor 2014 –  Mediet greke bëjnë të ditur se më 7 tetor 2014 ambasadorja e re e shtetit hebre në Athinë, znj. Irit Ben-Ampa Vitale, i paraqiti letër-kredencialet Presidentit të shtetit helen, z. Karolos Papulias.

Në vitet 2004-2006 ka qenë përfaqësuese e Izraelit në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoni.

Vizita e Ambasadores së Izraelit në Shqipëri znj. Irit Ben-Abba në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në muajin prill 2005 nxiti vendosjen e kontakteve të bashkëpunimit me institucione të tilla si muzeu “Yad Vashem”, Akademia e Shkencave dhe arkivat e Izraelit.

Gjatë Luftës II Botërore Greqia ka mbajtur qëndrim anti-semit, ndërkohë që Shqipëria shpëtoi me mijëra hebrenj nga duart e nazistëve.

Ende pa marrë zyrtarisht agrementin, më 27 gusht 2014, ambasadorja në pritje, znj. Irit Ben-Abba, ka marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët greke-izraelite të brigadave zjarrfikëse.

Tel-Avivi po ndërmerr një fushatë përnjohjeje të mundësive të depërtimit ekonomik në Ballkan (sikurse ishte vizita ditët e fundit në bashkinë e Durrësit dhe në port e ambasadorit aktual të Izraelit në Shqipëri, z. David Cohen), shto këtu faktin se znj. Irit Ben-Abba, para emërimit në Athinë, ka qenë për 7 vjet zëvendëssekretare e përgjithshme e çështjeve ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.   

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/