Hunda mund të nuhasë vdekjen
DURRËS, 8 tetor 2014– Hunda mund të bëjë shumë më tepër se ajo që ne të gjithë e dimë, ajo mund të nuhasë edhe vdekjen. Ky përfundim ka dalë nga një studim i bërë nga kërkuesit në Universitetin e Çikagos, të cilët e kryen studimin me 3000 burra dhe gra, të moshave 50-80 vjeç,. Atyre i'u dhanë një test nuhatjeje dhe më pas, i ndoqën ata për një periudhë 5-vjeçare, raporton "Huffinton Post".
Subjekteve iu dhanë katër lloje erërash dhe iu kërkua të njihnin erërat e përditshme, ku përfshiheshin era e mentës, portokallit, trëndafilit, lëkurës dhe peshkut. Pas 5 vitesh, një në tetë subjekte kishin vdekur dhe parashikuesi më i madh i vdekjes së tyre ishte nuhatja. Afërsisht 40% e atyre që kishin dështuar në testin e nuhatjes kishin vdekur, ndërsa 19% e tyre kishin pasur shenja të moderuara të humbjes së kësaj shqise. Vetëm 10% e subjekteve me një shqisë të shëndetshme të nuhatjes bënin pjesë në “listën e vdekjes”.





