DURRËS, 8 tetor 2014– Partia Socialiste nis përgatitjet e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Përmes një sondazhi me qytetarët e Tiranës, selia rozë po mbledh preferencat për tre kandidatët e saj të mundshëm në këtë garë. Ata janë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryeministri Pandeli Majko.

Ish –kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Majlinda Keta shkruante dje në facebook se e kanë telefonuar dhe pyetur për emrat. “ Sapo më pyetën se për cilin nga kandidatët do të votoja për Bashkinë e Tiranës…dhe më rreshtuan disa emra. Pyeta veten:çfarë bënë këta në 23 vite për ato të bërat dhe të pabërat e Tironës sime, Tironës sonë….?!

Qytetarët janë telefonuar në numrat fiks në disa zona të Tiranës, dhe janë pyetur se për cilin nga tre kandidatët do të votonin për të drejtuar Bashkinë e kryeqytetit. Kjo shënon dhe përgatitjen serioze të Partisë Socialiste për zgjedhjet e pushtetit vendor 2015, duke përcaktuar me sondazh popullor kandidatin  e saj për Bashkinë më të madhe në vend.

/Index.al/