· Brenda 4 muajve do të rikualifikohen hapësirat e 9-vjeçareve “14 Nëntori”, “Jusuf Puka”, “Marie Kaçulini”, si dhe e liceut “Jan Kukuzeli”
· Më 6 tetor 2014 u bë shpallja e rezultatit të tenderit me buxhet 26 998 000 lekë, ku fitues doli një ofertë prej 16 034 765 lekë, sa 59 për qind e fondit limit (?!), duke i kursyer bashkisë 10 963 235 lekë
DURRËS, 7 tetor 2014 – Më shtator 2014 u zhvillua në bashkinë e Durrësit një tender për infrastrukturën shkollore (rikualifikimi i hapësirave të shkollave 9-vjeçare “14 Nëntori”, “Jusuf Puka”, “Marie Kaculini”, si dhe të asaj të mesme artistike “Jan Kukuzeli”), ku morën pjesë 20 bashkime firmash ndërtimi për një fond limit nga buxheti i shtetit prej 26 998 000 lekësh.
Dihet që arsimi është funksion i përbashkët i qeverisjes qendrore (Ministria e Arsimit dhe Sportit) dhe qeverisjes vendore (bashkitë, komunat).
Vetëm më 6 tetor 2014 u bë shpallja e rezultatit, ku fitues doli një bashkim nga Durrësi me ofertën 16 034 765 lekë, sa 59 për qind e fondit limit (?!), duke i kursyer qeverisjes vendore bregdetare 10 963 235 lekë.
Në fakt, kjo ofertë është anomalisht e ulët, por me shpresën që të mos bëhen punime shkel e shko.
Ofertuesi i renditur në vendin e fundit dha një ofertë me vlerë 23 669 105.
Në kontratën e nënshkruar fituesi duhet t’i përfundojë punimet brenda 120 ditëve kalendarike, po e mundësoi dhe moti.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





