DURRËS, 7 tetor 2014 –  Mësohet nga burime zyrtare se më 18 tetor 2014 një komision i posaçëm i spitalit rajonal publik do të përzgjedhë midis aplikimeve 12 mjekë (pediatër, neonatolog, ortoped infantil, pneumofiziatër, nefrolog, dietolog, hematolog, anestezist-reanimator, neurolog, onkolog kirurg dhe kardiolog për shërbimin e mjekut të rojës 24 orë) dhe 1 teknik aparaturash mjekësore.

Por është i pashpjegueshëm fakti pse vihet kufizimi për kandidatët që duhet të jenë nën moshën 35 vjeç.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/