DURRËS, 6 tetor 2014 – Ambasadori izraelit në Tiranë këtë të hënë bëri një vizitë përnjohëse në Durrës. Ai e filloi vizitën në Durrës nga zyra e Kryebashkiakut Dako. Në takimin Cohen-Dako u diskutua për potencialet e Durrësit si qyteti nr. 2 i Shqipërisë dhe porti më i madh i vendit. Dako në mënyrë të detajuar i bëri Ambasadorit Coen një ekspoze për Durrësin dhe cfarë ofron Durrësi për investitorët e huaj. Disa herë Kryebashkiaku Dako theksoi mundësitë, që ofron Durrësi dhe prapatoka e Durrësit për biznesin izraelit. Binte në sy dëshira dhe ngutja e kryebashkiakut durrsak për të tërhequr investime izraelite në Durrës sidomos në prag të fushatës së zgjedhjeve lokale.

Ambasadori Cohen elaboroi vecanërisht mundësinë për investime izraelite në bujqësi, sidomos në agro-industri, si edhe në një tendecë të biznesit izraelit për të investuar në portin e Durrësit. Kryetari i Bashkisë Dako u përpoq në bisedën me ambasadorin t’i tërhiqte vemendjen e këtij të fundit për të inkurajuar invetimet e afaristëve hebre në sektorin e turizmit, veçanërisht atij elitar.

Më pas ambasadori Cohen vizitoi një bashkëpunim hebreo-shqiptar në agrobiznes ( fermë me sera me ngrohje) si edhe një biznes VIP durrsak, që merret kryesisht me ambalazhimin dhe tregtimin e groshëve dhe orizit të importit, por edhe të prodhimit shqiptar.

Korespondenti i Durrës Lajme nuk mundi ta ndjekë nga afër takimin e Ambasadorit Coen me Drejtorin e Autoritetit Portual Durrës ing. Belortanë, sepse sipas zëdhënëses së  APD Durrës, drejtori Belortaja nuk e shihte të arsyeshme pjesëmarrjen e mediave në këtë takim me ambsadorin ebre. Njoftimi për shtyp i APD-së Durrës ishte mjaft i thatë, me shumë pak informacion dhe i pa shoqëruar me foto, kështu që Durrës Lajme iu drejtua të tjera burimeve informacioni. Nga këto burime u mësua se Ambasadori Cohen pas ekspozesë së ing. Belortasë në lidhje me Portin e Durrësit, u interesua për investitorët e huaj ( turq, gjermanë etj) në Portin e Durrësit.

Ai kërkoi të mësonte më shumë për trafikun e kontenierëve (import-eksport-tranzit) në Portin e Durrësit si edhe për ecurinë e firmës transportueso-spedicionere izraelite ZIM,si dhe konkurentët e saj në Durrës, sidomos firma të tilla që mbulojnë 6-8% të trafikut të kontejnerëve në shkallë botërore. Moti me shira të vazhdueshëm nuk e favorizoi vizitën e Ambasadorit Cohen në Portin e Durrësit.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/