6 tetor 2014 – Derbi i Londrës mes Chelsea dhe Arsenal ka sjellë edhe një përplasje fizike mes Arsene Wenger dhe Jose Mourinhos. Tekniku francez iu vërsul portugezit pas një ndërhyrje të Gary Cahill ndaj Alexis Sanchez. Në këtë rast agresori ishte tekniku i Arsenal edhe pse herë të tjera një gjë të tillë e ka bërë "Special One". Menjëherë nisën fotot tallëse në internet. FA me anë të një komunikatë zyrtare ka konfirmuar se nuk do të dënojë asnjërin nga këta dy trajnerët, duke e shpallur rastin si të përfunduar. Jose Morinho pas ndeshjes ka thënë se arsyeja e kësaj zënke ishte Arsene Wenger, i cili i bënte presion gjyqtarit të takimit për të ndëshkuar me kartona lojtarët e Chelseas.





