6 tetor 2014  Teuta është mundur nga Kukësi në një ndeshje të vështirë në trasfertë. Kukësi ka fituar 1-0 ndaj durrsakëve dhe goli është shënuar nga Pejic. Ko ka qenë një tjetër ndeshje ku durrsakët kanë luajtur mjaft mirë duke i vënë në vështirësi kuksianët por sërish kanë problem në finalizim ndërkohë që Kukësi i falet këmbëve të Pejic që arrin të shënojë golin e fitores.

Pas takimit me nënkampionët në fuqi, trajneri i durrsakëve, Hasan Lika, deklaroi: “Në pjesën e dytë ishim më mirë, mund të shënonim. Në të parën Kukësi na vuri në vështirësi, bëmë gabime. Duhet të ishim treguar më këmbëngulës në sulm dhe më të kujdesshëm në mbrojtje. Mundësitë i kishim për të shënuar dhe të dilnim me pikë. Ne jemi një ekip që përgjithësisht krijojmë raste, por nuk e gjejmë lehtësisht golin. Kjo na vë disi në vështirësi, pasi skuadra nuk çlirohet. Gjithsesi, në përgjithësi jam i kënaqur me lojën që zhvilluam, pasi duhet patur parasysh që kishim dhe mungesa, që te ne ndikojnë”, tha ndër të tjerash trajneri i Teutës, Hasan Lika pas ndeshjes.