6 tetor 2014– Këngëtarja Mariah Carey është kritikuar nga fansat dhe mediat se nuk ka arritur të bëjë performancën e duhur në hapjen e koncertit të saj.

Në turneun e radhës, të cilin e nisi në Japoni, këngëtarja 44 – vjeçare pati probleme me zërin e nuk arrit të krijonte atmosferën e duhur.

Ajo që u vu re gjatë këndimit ishte se Mariah nuk arriti të kapte notat e larta dhe harronte tekstin. Kritikët thanë në lidhje me këtë ngjarje se mund të ishte problem teknik i mikrofonit dhe se nuk duhet komentuar kaq gjatë.