6 tetor 2014– Sigurisht që fotot për Irina Shayk nuk mungojnë në mediat rozë dhe ato të modës, por prestigjiozja “Sports Illustrated” propozon një set fotografish të papublikuara deri më sot që pritet të ngjallin interes të madh. E fejuara e Cristiano Ronaldos shfaqet në disa poza provokuese të shkrepura në vitin 2013 me një aparat Polaroid ku i lë pak vend imagjinatës.
Pothuajse asgjë nuk ndryshon në linjat e modeles ruse, e cila vazhdon të shkëlqejë edhe pse ka kaluar rreth një vit nga koha e fotove që mendohet të jenë shkëputur nga jeta e saj private.





