DURRËS- 6 tetor 2014  Masoneria në rrjedhën e historisë ka pasur si pauses personalitete të shquara nga e gjithë bota dhe të gjitha fushat. Ajo  është një sistem moralizues që kërkon t’u mësojë njerëzve si të jetojnë një jetë të drejtë. Masoneria e lashtë lidhte një kontratë, me dikë të cilit i ishin mësuar parimet themelore të një pune që pritej të përmbushej  gjithë jetën prej tij.

Sipas masonerisë, më shumë se sa paraja, njeriun e shkatërron ambicja e shfrenuar dhe etja e pashembullt për pushtet e pasuri. Ndaj ajo është në vetvete një shkollë jete , një mënyrë të jetuari dhe të ekzistuari. Misteri i masonerisë është filozofik, i pamundur për t’u shpjeguar verbalisht. Ai mund të perceptohet veçse përmes eksperiencës individuale,pra s’është i njëzëshëm. Njëri nga vëllezërit më të njohur mason për njerëzimin Xhakomo Kazanova (Giacomo Casanova) shprehej: “Misteri i masonerisë mbetet i pacënueshëm. Masoni e mëson atë përmes intuitës dhe jo përmes të mësuarit. Ai e zbulon përgjatë frekuentimit te Lozhës masone, përgjatë observimit, arsyetimit dhe deduktimit. Misteri mbetet i njëjtë dhe nuk ndryshon”. Disa prej të ashtuquajturve perënditë themeluese të politikës kanë qenë masonë si: Xhorxh Uashington ( George Washington), Tomas Xheferson (Thomas Jefferson), Benxhamin Franklin (Benjamin Franklin) dhe shumë të tjerë .

Të tjerë masonë të famshëm që mund të përmendim janë: Wolfgang Amadeus Mozart (kompozitor dhe pianist), Ludwig von Beethoven (kompozitor dhe pianist), William Shakespeare (dramaturg dhe poet), Louis Armstrong (muzikant,instrumentist, këngëtar i muzikës jazz), Harry Houdini (magjistar dhe aktor), Henry Ford (sipërmarrës amerikan, themelues i Ford Motor Company), Napoleon Bonaparte (ushtaraku dhe politikani i famshëm francez), Winston Churchill (politikan britanik dhe historian), Harry S. Truman (President i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës), Franklin D. Roosevelt (presidenti i 32-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës), John Wayne (aktor), Alexander Fleming ( biolog britanik dhe farmakolog, i cili është kredituar me zbulimin e penicilinës), Johann Wolfgang von Goethe (dramaturg, poet, eseist dhe shkrimtar gjerman ), Charles Montesquieu (filozof, jurist, historian dhe mendimtar politik francez), Volteri (filozof, dramaturg, historian, shkrimtar, poet), Victor Hugo (poet, dramaturg, eseist dhe shkrimtar), Sigmund Freud (neurolog dhe psikoanalist austriak) Jozef Smith (themeluesi dhe presidenti i parë i sektit mormon), Charles Dickens (shkrimtar britanik), Walt Disney (karikaturist, sipërmarrës dhe film-krijues amerikan ), Karl Marx (filozof, ekonomist, historian gjerman), Albert Einstein (fizikan), Nelson Mandela (politikan i Afrikës së Jugut), Albert Schweitzer (misionar gjerman Lutheran dhe mjeku), Samuel Hahnemann (mjek gjerman, themelues i mjekësisë), Edwin Buzz Aldrin (astronaut amerikan dhe njeriu i dytë që vuri këmbë në Hënë).    

/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/