DURRËS, 6 tetor 2014–  Mario Blejer përflitet të ketë qenë propozim i kryeministrit Edi Rama për Guvernator të Bankës së Shqipërisë. Për aq kohë sa ishte në detyrë, qoftë edhe pa përgjegjësi i bie që kryeministri Rama ka sugjeruar të na sjellë Guvernator një njeri të përfshirë në ish-cunamin financiar argjentinas.

Bumi ekonomik në Argjentinë lidhet me emrat e Nestor Kirchner (ish-president i Argjentinës) dhe gruas së tij Cristina Kirchner (presidentja aktuale argjentinase).

Argjentina, para dhjetë vitesh ishte midis krizës më të madhe në 200 vjetët e fundit. Njerëzit dilnin me pjata në rrugë dhe protestonin kundër udhëheqësisë së tyre politike, për shkak të gjendjes së rëndë sociale dhe ekonomike në vend. Mbi 40 persona të vrarë.

Mario Blejer (argjentinas, por hebre në origjinë) ka qenë nga 21 janari -21 qershor 2002 Guvernator i Bankës Qendrore të Argjentinës. Në vitin 2002, Argjentina shpalli falimentimin pas krizës më të madhe në 200 vjet. Borxhi i vendit ishte më shumë se 170 miliardë dollarë amerikanë. Blejer u zëvendësua asokohe nga Aldo Pignanelli.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/